Globi

Presidenti Trump mesazh urimi për Sulltan Nevruzin: Ardhtë pranvera me një frymë të re shprese dhe optimizmi!

Shkruar nga Liberale

Presidenti Trump mesazh urimi për Sulltan Nevruzin: Ardhtë pranvera me

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dhënë mesazh urimi për festën e Sulltan Novruzit.

Trump shkruan se kjo traditë shekullore është një mundësi për të reflektuar dhe për të pritur pranverën me një frymë të re shprese.

“Urimet më të mira për të gjithë ata në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën që festojnë festën e lashtë të Sulltan Nevruzit. Kjo traditë shekullore është një mundësi për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për të pritur pranverën me një frymë të re shprese dhe optimizmi”, shkruan Trump.

Mesazhi i presidentit Trump u shpërnda në rrjete sociale edhe nga ambasada amerikane në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH