Një incident i rëndë ka ndodhur në Parlamentin e Gjeorgjisë, ku disa deputetë janë përfshirë në një përleshje të ashpër me njëri tjetrin.
Sipas medieve të huaja, shkak për këtë është bërë, pasi deputetet në pushtet ishin të gatshëm të miratonin projektligjin e diskutueshëm për “agjentët e huaj”. Projektligji është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka nxitur protesta në vend.
Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian shfaqën Mamuka Mdinaradzen, kreun e partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, duke u grushtuar nga deputeti i opozitës, Aleko Elisashvili teksa fliste nga foltorja e parlamentit.