Globi

NASA po kërkon ndihmë për kthimin në Tokë të këtyre mostrave të shkëmbinjve të mbledhura në Mars

Shkruar nga Liberale

NASA po kërkon ndihmë për kthimin në Tokë të

Përshtati dhe përgatiti për Liberale.al, Laert MIRAKU

Sjellja e mostrave të shkëmbinjve të mbledhura nga roboti Perseverance në Mars dhe sjellja e tyre në Tokë do të jetë më e gjatë dhe më e shtrenjtë se sa pritej. Kjo është arsyeja pse NASA po kërkon ndihmë nga komuniteti i saj (dhe individët privatë).

U kuptua se konferenca për shtyp e shpallur nga NASA për pasditen e vonë të 15 prillit 2024 do të shpallte diçka të rëndësishme. Ekspertët kishin hamendësuar se agjencia amerikane hapësinore do të njoftonte ndryshimet në misionin "Mars Sample Return", projekti i komplikuar që planifikon të rikthejë në Tokë mostrat e tokës dhe shkëmbinjve marsianë që roveri (roboti me rrota) Perseverance po mbledh në kontejnerë të veçantë që i lë në tokat e Planetit të Kuq.

Ideja e shumkujt ishte, megjithatë, që NASA do të ilustronte disa zhvillime të reja, ndonjë projekt të ri se si, në vitet e ardhshme, synonte të rikuperonte ato mostra, ndoshta me bashkëpunimin e Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ndoshta dhe me agjenci të tjera hapësinore.

Në vend të kësaj, zhgënjimi erdhi kur administratori i NASA-s, Bill Nelson njoftoi se Programi i Kthimit të Mostrës në Mars (MSR), i cili tashmë kishte pësuar vonesa në krahasim me programet fillestare, do të mund të zbatohet, sipas kushteve aktuale të agjencisë amerikane të hapësirës, ​​vetëm në 2040.

Dhe kjo për shkak se disa "rishikime të pavarura të projektit" kanë vlerësuar se do të kushtonte midis 8 dhe 11 miliardë dollarë, një shifër e papërballueshme për NASA-n. Dhe kështu pas vonesës së shpallur në vitin 2021, kur NASA bëri të ditur se misioni MSR do të zhvillohej në fund të viteve 1920 ose në fillim të viteve 1930, këtu është një shtyrje e re thelbësore, në të vërtetë pothuajse e paqëndrueshme.

CILI ISHTE PROGRAMI

Përpara këtij njoftimi, misioni (shumë kompleks, për të qenë i sinqertë) përfshinte nisjen, midis vitit 2027 dhe vitit 2028, të një sonde të ndërtuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, ​​e cila do të kishte transportuar pajisjet e nevojshme (helikopterë të vegjël dhe një raketë) për të mbledhur mostrat dhe t'i futë në orbitën e Marsit dhe një sondë tjetër, e cila prej andej do të kishte marrë në ruajtje ngarkesën e çmuar dhe më pas do ta transportonte në Tokë, ku do të duhej të mbërrinte në vitin 2033. Tani e gjithë kjo duket se është zhdukur.

Pasi shpalli rrugën “e re” që NASA synon të ndjekë, Nelson shtoi se zgjidhjet e tjera nuk do të hidhen poshtë. Dhe ai pothuajse formuloi një kërkesë për ndihmë. Për të siguruar që misioni mund të kryhet, në fakt, NASA kërkon ndihmë nga qendrat e saj të ndryshme kërkimore, laboratorët (të tillë si Laboratori i Propulsionit Jet ose JPL, për shembull) të cilët formojnë "komunitetin" e saj në mënyrë që "një e re, më pak kompleks se ai aktual, që ka një elasticitet dhe qëndrim më të madh ndaj rrezikut”, tha Nicky Fox, administratore e asociuar e Drejtorisë së Misionit Shkencës të NASA-s.

NDIHMONI, POR TANI

Nelson ka bërë të ditur se do të dëshironte të kishte ide të reja në tryezën e tij për vjeshtën e vitit 2024, për të nisur menjëherë punën.

Por nuk mund të përjashtohet që NASA mund të nisë gjithashtu një projekt të ngjashëm me atë që zhvilloi për Hënën, pra financimin e kompanive private nëse ato propozojnë ide dhe zgjidhje me kosto më të ulëta për të rikuperuar ato mostra të çmuara të materialit marsian.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH