Policia suedeze ka bërë një deklaratë për shtyp përmes së cilës thotë se rreth 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë për të rritur.
“Rreth dhjetë persona janë vrarë në sulm. Aktualisht jemi duke punuar për identifikimin. Numri i përgjithshëm i të plagosurve është aktualisht i paqartë”, thanë zyrtarët e policisë.
Zyrtarët e policisë thanë se nuk mendojnë se pas sulmit të përgjakshëm të ketë motive terroriste. Por ky pretendim nuk përfundimtar për momentin.
Policia më tej njoftoi se është duke punuar për identifikimin e viktimave.