Një vrasje e dyfishtë tronditi sot opinionin publik në Aigios, pasi u raportua nga mediet greke se një burrë vrau dy persona pasditen e sotme.
Sipas informacioneve të protothema.gr, bëhet fjalë për një person që po përballet me probleme psikologjike i cili ka vrarë xhaxhain e tij dhe një mik të xhaxhait.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e rëndë, policia greke u mobilizua, por burri u vetëdorëzua, u arrestua dhe më pas u dërgua në Komisariatin e Policisë në Aigio.
Sipas informacioneve të fundit, autori është 42 vjeç, i lindur në vitin 1983 dhe më parë ishte i shtruar në klinikat psikiatrike.
Të premten pasdite, ai hyri në shtëpinë e xhaxhait të tij ku gjeti dy burrat dhe i vrau duke përdorur një shkop.