Hapen qendrat e para të votimit në Vermont, ku është e mundur të votohet që në orën 5 të mëngjesit me orën lokale. Kohët e votimit ndryshojnë sipas shtetit dhe në disa zona kohore.
Shumica e shteteve lindore, duke përfshirë Nju Jorkun dhe Virxhinian, do të fillojnë votimin nga ora 06:00 me orën lokale (12:00 me orën e Shqipërisë).
Vermonti ka tre vota elektorale dhe sipas sondazheve, shihet një fitore e lehtë e Harris në këtë shtet. Edhe në bregun Lindor të Amerikës po ashtu janë hapur qendrat e votimit, shkruan BBC.
Tashmë votuesit në Connecticut, Indiana, Kentucky, Maine, New Jersey, New York dhe Virginia mund të hedhin votën e tyre për kandidatin/en e preferuar.