Globi

FBI identifikon autorin/ Kush është 20 vjeçari që qëlloi me armë Donald Trump, ish-presidenti largohet i gja*osur nga podiumi

Shkruar nga Liberale

FBI identifikon autorin/ Kush është 20 vjeçari që

FBI ka identifikuar autorin e atentatit ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump.

Në një deklarate, FBI u shpreh se autori është 20-vjeçari, Thomas Matthew Crooks, nga Bethel Park, Pensilvani.

Sipas CNN, Crooks qëlloi me armë ku një plumb plagosi Trumpin. Ai u vra nga snajperët e Shërbimit Sekret. Është ende e paraqrtë pse Crooks qëlloi mbi kandidatin republikan për president të SHBA.

Trump tha të shtunën vonë se një plumb e goditi në veshin e djathtë pasi dikush e qëlloi gjatë një tubimi në qytetin Batlër të Pensilvanisë. FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin.

Në veshin e majtë dhe në fytyrën e ish-presidentit dukeshin shenja gjaku pas atyre që u dukën se ishin të shtëna e që vinin nga një drejtim i panjohur.

Presidenti Joe Biden, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Barack Obama lëshuan deklarata të forta duke dënuar dhunën.

Incidenti po hetohet si atentat, sipas njoftimeve të mediave, dhe mund të intensifikojë dhe komplikojë më tej garën presidenciale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH