Globi

EMRAT/ Furnizonin me kokainë ishullin e Korfuzit, 11 shqiptarë të arrestuar dhe në kërkim, mes tyre edhe një i shumëkërkuar nga INTERPOLI

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Furnizonin me kokainë ishullin e Korfuzit, 11 shqiptarë të

Gjatë një operacioni policor në Greqi janë arrestuar 14 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal që shpërndanin kokainë në ishullin e Korfuzit.

Mes të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim janë 11 shtetas shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Saranda. Ndër të arrestuarit është edhe një i këkruar nga Interpol Tirana, si dhe një ish polic grek.

Sipas autoriteteve ky grup kriminal funksiononte prej shtatorit 2022 duke shpërndarë rreth 1.5 kg kokainë, nga të cilat 950 gram janë sekuestruar nga policia. Gjatë operacionit të djeshëm mësohet se janë sekuestruar edhe 1 pistoletë, 5600 euro, 2 automjete dhe 8 celularë.

Enivled Aliaj rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “dhunë në familje”. Aliaj rezulton i arrestuar edhe më parë në Korfuz në 14 prill 2023, në lidhje me urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria.

Personat e arrestuar janë:

Romeo Bici, 38 vjeç

Bernard Arapi, 32 vjeç

Edlira Qendro 45 vjeç

Enivled Aliaj 39 vjeç

Donald Aliaj 36 vjeç

Endri Hoxha 32 vjeç

Klement Hoxha 42 vjeç

Nikolas Paktitis 39 vjeç

Anastasia Simati 25 vjeç

Dhimitra Handrinou 29 vjeç

Theodhoros Petropulos 31 vjeç

Kristoforos Athanasios ish polic grek

Andreas Komianos

Theodhoros Kurkulos

Të shpallur në kërkim:

Laert Beleri, 48 vjeç

Anest Bino, 35 vjeç

Mirel Mustaka, 49 vjeç

Miklovan Deneko, 37 vjeç

Olena Ivanova, 35 vjeç

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH