Mediet britanike kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e tre grave, tre ditë më parë në Hertfordshire.
Viktimat e vrasjes së trefishtë që ka tronditur Britaninë, mund të jenë mbajtur peng për orë të tëra para vdekjes së tyre.
Carol Hunt, 61 vjeç, gruaja e prezantuesit të radios në BBC, John Hunt, dhe dy vajzat e tyre, Hannah, 28 dhe Louise, 25 vjeç, u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Bassey, Hertfordshire, të martën.
Autoritetet lokale nuk kanë marrë ende në pyetje të dyshuarin kryesor për krimin, 26-vjeçarin Kyle Clifford, i cili u gjet të mërkurën i plagosur rëndë në një varrezë në Enfield, në veri të Londrës.
Autiori i dyshuar është në gjendje të rëndë në një spital të Londrës dhe policia po pret dritën jeshile nga mjekët për ta marrë në pyetje. Sipas informacioneve, autoritetet besojnë se 26-vjeçari ndodhej në shtëpinë e viktimave për rreth 7 orë.
I dyshuari dhe tre viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, pasi 26-vjeçari ishte ish-partner i njërës prej motrave.