Globi

DETAJE nga ngjarja në Greqi/ E mbuluar nga gj*ku, SHQIPTARJA u gjet e vra*rë në rrugë, kishte denoncuar partnerin për dhunë

Shkruar nga Liberale

DETAJE nga ngjarja në Greqi/ E mbuluar nga gj*ku, SHQIPTARJA u gjet e

Autoritetet greke po hetojnë në disa pista për të arritur në gjurmët e autorit/autorëve të vrasjes së 40-vjeçares shqiptare në Athinë.

Gruaja u gjet nga autoritetet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe  Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit, me një thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku.

Sipas informacioneve, nga të dhënat e para të mbledhura nga EL.AS., rezulton se 40-vjeçarja gjatë javës së Pashkëve u ishte drejtuar autoriteteve dhe kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Asokohe policia i kishte shprehur gatishmërinë që ta çonin në një strukturë mbrojtëse, por ajo e refuzoi. Tashmë autoritetet po kërkojnë partnerin e viktimës, por pa përjashtuar edhe pistat e tjera. 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH