Globi

Dështoi me sigurinë e Trump/ Jep dorëheqjen shefja e Shërbimit Sekret amerikan

Shkruar nga Liberale
Dështoi me sigurinë e Trump/ Jep dorëheqjen shefja e

Shefja e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kimberly Cheatle, ka dhënë dorëheqjen pas hetimeve për gabimet në mbrojtje gjatë atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump, raporton “CNN”.

Republikanët dhe demokratët që ishin pjesë e komisionit mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan kërkuan dorëheqjen e drejtoreshës së Shërbimit Sekret, pasi pas dëshmisë së saj, arritën në përfundim se ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të shumta të kongresmenëve në lidhje me atentatin ndaj Trump.

Cheatle u sulmua shumë nga të dy krahët gjatë dëshmisë në Dhomën e Përfaqësuesve. Kryetari i komisionit, Jame Comer, ka thënë se nuk pati shumë përgjigje në lidhje me atentatin ndaj Trumpit.

Cheatle pranoi se Shërbimi Sekret kishte dështuar në detyrën e vet, por këmbënguli të qëndrojë në krye të detyrës, çka nxiti pakënaqësinë e republikanëve dhe demokratëve, duke shmangur vazhdimisht përgjigjet në disa pyetje.

Në atentatin që ndodhi më 13 korrik, Trump kishte u plagos në veshin e djathtë nga Mattheë Crooks, 20 vjeç, i cili u vra menjëherë nga snajperët e shërbimit sekret. Në atë ngjarje humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë./Përgatiti Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH