Globi

Dënohet ish-prezantuesi më i paguar i BBC, ja për çfarë akuzohet

Shkruar nga Liberale

Dënohet ish-prezantuesi më i paguar i BBC, ja për

Ish-prezantuesi britanik i BBC, Huw Edwards u dënua me kusht nga një gjykatë në Londër me 6 muaj burg për shkak të blerjes dhe mbajtjes se imazheve pornografike të të miturve, por ai nuk do të vuajë dënimin në qeli.

Gjykata britanike shpjegoi se dënimi me kusht nënkupton se nëse ish prezantuesi britanik nuk kryen vepra të tjera penale brenda dy vitesh, ai nuk do të përfundojë në burg.

Si pjesë e dënimit nga gjykata, Huw Edwards duhet të marrë pjesë në një program të trajtimit të shkelësve apo abuzimit seksual me të mitur dhe emri i tij do të jetë në këtë listë për 7 vite.

Ai do duhet që të ndjekë gjithashtu edhe 25 seanca rehabilitimi.

Në dëshminë e tij përpara gjykatës ish prezantuesi britanik deklaroi se kishte luftuar me seksualitetin e tij që prej viti 1994 dhe se shpeshherë kishte menduar edhe vetëvrasjen.

Huw Edwards pranoi fajësinë e tij për tri akuza penale këtë vit në muajin korrik pasi u raportua se në vitet 2020- 2021 ai kishte blere imazhe pornografike të të miturve dhe për të marrë këto imazhe kishte paguar një pedofil në vlerën totale të 35 mije paundëve. Mediat ndërkombëtare kane raportuar se bëhej fjalë për 41 pamje filmike ku mes tyre 39 foto dhe dy video të një fëmije të mitur që mund të ishte nga 7 deri në 9 vjeç.

Edwards ishte gazetari më i paguar i BBC-së, duke marrë nga 475,000 deri në 479,999 mije paundë në periudhën midis prillit 2023 dhe prillit 2024.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH