Eksperti i financave zbulon se Meta humbi afërsisht 100 milionë dollarë gjatë një defekti dyorësh që shkatërroi Facebook, Instagram dhe Messenger.
Meta u godit nga një ndërprerje në mbarë botën. Ndërprerja masive e Meta-s shkaktoi një dëm kolosal për kompaninë.
Dan Ives, drejtor menaxhues në Wedbush Securities të Nju Jorkut, tha për DailyMail.com se Mark Zuckerberg humbi afërsisht 100 milionë dollarë të ardhura të martën, për shkak të rënies së platformës në mbarë botën.
Çmimi i aksioneve të Metës ra gjithashtu me 1.5 për qind.
Kompania gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave të saj përmes reklamave, të cilat u shfaqen përdoruesve, dhe me 'çështjet teknike' që rrëzuan platformat, gjithashtu ranë ndjeshëm fitimet e saj. Eksperti vlerëson se humbjet mumd të janë edhe më të rënda.