Fjalimi i Yulia Navalnaya, bashkëshortes së Alexei Navalny, në konferencën e Sigurisë në Mynih, u prit me emocion, ndërsa të pranishmit u ngritën në këmbë.
Duartrokitjeve nuk iu është bashkuar presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Fjalimi i saj në skenë u përshëndet nga shumica e të pranishmëve në sallë që u ngritën në këmbë dhe duartrokitje të gjata.
Ndërkohë presidenti Vuçiç ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndër të fundit që u ngrit në këmbë, por nuk iu bashkua duartrokitjeve. Në vend të kësaj, Presidenti i Serbisë rregulloi kufjet e tij për një rishikim të njëkohshëm dhe më pas vazhdoi të qëndrojë në këmbë.
"Nuk e di nëse duhet të besojmë këtë lajm të tmerrshëm që sapo dëgjuam”, tha Yulia Navalnaya, duke shtuar se qeveria e presidentit rus Vladimir Putin gënjen në mënyrë të pandërprerë.
“Do të doja që Putin dhe i gjithë stafi i tij të dijnë se do të ndëshkohen për çfarë ata kanë bërë në vendin tonë, me familjen time dhe burrin tim”, shtoi Yulia.
“Duhet ta luftojmë këtë regjim të tmerrshëm sot në Rusi. Vladimir Putin duhet personalisht të merret për të gjitha mizoritë e shkaktuara në vend vitet e fundit”, theksoi ajo.