Globi

AKSIDENT I RËNDË NË ITALI/  Gruaja shqiptare përplaset për vdekje nga makina, po ecte në rrugë

Shkruar nga Liberale

AKSIDENT I RËNDË NË ITALI/  Gruaja shqiptare përplaset

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një grua shqiptare, rreth 56 vjeç.

Sipas medieve italiane gruaja shqiptare ishte duke ecur në rrugë në momentin kur drejtuesja e makinës, një 35-vjeçare e goditi duke e lënë të vdekur në vend.

Shoferja ndaloi për t’i dhënë ndihmë por goditja për të ishte fatale.Në vendngjarje ka shkuar menjëherë ambulanca, por për gruan ishte tepër vonë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH