Një incident i rëndë ka ndodhur me një avion i United Airlines, i nisur nga Shtetet e Bashkuara drejt Dubait, i cili u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës të premten, pas një emergjence shëndetësore që ndodhi gjatë fluturimit.
Protothema.gr, raporton se avioni u devijua teksa ndodhej mbi jugun e Kretës, pasi një pasagjer u ndje keq, duke alarmuar ekuipazhin. Stafi njoftoi menjëherë për nevojën për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, çka çoi në uljen e avionit në kryeqytetin grek.
Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, pasagjeri humbi jetën pak kohë pas uljes në tokë.