Bota

Erdogan: Të gjitha fazat e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit duhet të zbatohen

Shkruar nga Liberale

Erdogan: Të gjitha fazat e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit duhet

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thanë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin sllovak Robert Fitz në Ankara se të gjitha fazat e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe grupit militant Hamas duhet të zbatohen.

“Të gjitha fazat e marrëveshjes duhet të zbatohen dhe ndihma humanitare duhet të dërgohet vazhdimisht në Gaza. Turqia do të vazhdojë të monitorojë procesin derisa të krijohet një shtet i pavarur dhe sovran i Palestinës, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, bazuar në kufijtë e vitit 1967”, deklarooi Erdogan.

Ai shtoi se heqja e kufizimeve ndërkombëtare për Sirinë nga periudha e regjimit të rrëzuar të Bashar al-Assad është i rëndësishëm për fillimin e rindërtimit të vendit. Lidhur me luftën ruso-ukrainase, Erdogan tha se me luftë nuk arrihet asgjë dhe se këtë temë do ta diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump. Duke folur për ndërprerjen e tranzitit të gazit përmes territorit të Ukrainës, Erdogan tha se Turqia përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për hapjen e negociatave për këtë temë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH