Një rast i rëndë ka ndodhur në Itali pasi raportohet se 26-vjeçar ka abuzuar seksualisht ndaj mbesës së tij 10-vjeçare.
Hetimet nisën pas denoncimit të një viktime tjetër të mitur të ngacmimit seksual, e cila bëri të mundur zbulimin e dhunës seksuale që ushtroi i riu napolitan ndaj mbesës së tij.
Në telefonin e të dyshuarit janë gjetur video dhe foto të dhunës ndaj vogëlushes me të cilën ai jetonte.
Hetimet kanë nisur pas ankesës së prindërve të një fëmije tjetër, viktimë e ngacmimit seksual.