Alarmi për bombë në Bruksel. Policia, sipas raportimeve të mediave lokale, ka konfirmuar se ndërtesa e Komisionit Evropian është evakuuar.
Zëdhënësi i policisë në lagjen Ixelles ku ndodhet ndërtesa tha se "kërkimet dhe hetimet janë duke u zhvilluar".
Zona vijon të jetë e rrethuar.
“Është kryer një evakuim dhe kërkimet janë duke u zhvilluar në ndërtesë ” , tha për RTL Ilse Van de Keere, zëdhënëse e policisë së Brukselit/Ixelles.
Nga informacionet e para pas kontrollit nuk rezulton të jenë gjetur objekte të rrezikshme në vend. /Liberale.al/