BE

A do të jetë bashkëshortja e Navalnyt armiku i ri i Putinit?

Shkruar nga Liberale

 

A do të jetë bashkëshortja e Navalnyt armiku i ri i Putinit?

Pasi kaloi dy dekada jashtë vëmendjes së publikut, 47-vjeçarja Yulia Navalnay po del në sipërfaqe. A do të mundet ajo të mbushë boshllëkun e aktivizmit dhe opozitarizmit që ka lënë i shoqi?

Për shumë vite, Yulia Navalnay doli në krah të bashkëshortit të saj, Alexei Navalny, pa pasur një rol të dukshëm aktiv në luftën e tij opozitare. Tani, në sfondin e vdekjes së aktivistit rus që dha frymën e fundit në një burg të siberisë javën e shkuar, Navalnay, nënë e dy fëmijëve me një diplomë në ekonomi, po del në tribunë.

“Kam qenë në krah të Alexeit përgjatë gjithë këtyre viteve: zgjedhje, protesta, burgime... etj, tregon ajo në një video të publikuar dje, duke u bërë thirrje rusëve ti “bashkohen dhimbjes së saj” dhe të mos heqin dorë nga lufta për rrëzimin e presidentit Vladimir Putin, të cilin e akuzon se ka urdhëruar vrasjen e burrit të saj.

“Me vrasjen e Alexei, Putin vrau gjysmën time, gjysmën e zemrës dhe gjysmën e shpirtit tim. Por gjysmën tjetër e kam akoma dhe kjo më tregon se nuk kam asnjë të drejtë për t’u dorëzuar”, thotë Yulia Navalnay në videon e publikuar.

47-vjeçarja mori pjesë të premten e kaluar, vetëm disa orë, pasi u bë e njohur vdekja e bashkëshortit të saj, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku iu drejtua një auditori zyrtarësh të lartë nga e gjitha bota, duke kritikuar ashpër Vladimir Putinin. Më pas, të hënën, ajo ishte në Bruksel, ku u takua me Charles Michel, Joseph Borel etj.

Shumë njerëz po e krahasojnë atë me Sviatlana Tsykhanovskaya, aktivisten bjelloruese, e cila, kur burri i saj, Sergei Tikhanovsky, u burgos në vitin 2020, ajo u shfaq si figura qendrore e opozitës bjelloruese ndaj Aleksandër Lukashenkos.

Popullariteti i Navalny mund ta shndërrojë atë në “zërin e bashkëshortit dhe rusëve që nuk e mbështesin Putinin, por kjo është shumë e vështirë dhe shumë e rrezikshme”, tha Tsykhanovskaya për Financial Times.

Sipas Tsykhanovskaya, e veja e Navalny “duhet, në radhë të parë, të përpiqet të bashkojë mbështetësit e saj dhe të gjithë opozitën ruse”.

Mirëpo, tregon ajo “Julia do të ndjehet e rrezikuar, sepse shërbimet sekrete të Putinit do të marrin masa kundër saj. Do ta kërcënojnë dhe do tentojnë ta “thyejnë” dhe ta dekurajojnë, por besoj se ajo nuk do të dorëzohet”./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH