Bota

ALARMANTE/ Studimi OBSH: rriten sëmundjet neurologjike, meshkujt më të rrezikuar! Si është situata?

Shkruar nga Liberale

ALARMANTE/ Studimi OBSH: rriten sëmundjet neurologjike, meshkujt më

Studimi i ri i publikuar nga “The Lancet Neurology” ka nxjerrur rezultatet se përgjatë vitit  2021, më shumë se 3 miliardë njerëz në botë jetonin nështëpi me një person i cili ka probleme neurologjike.

ALARMANTE/ Studimi OBSH: rriten sëmundjet neurologjike, meshkujt më

Të dhënat e nxjerra nga studimi tregojnë se shuma e përgjithshme e paaftësisë, sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga kushtet neurologjike është rritur me 18% që nga viti 1990.

ALARMANTE/ Studimi OBSH: rriten sëmundjet neurologjike, meshkujt më

Dhjetë problemet kryesore neurologjike të hasura në vitin 2021 ishin goditja në tru, encefalopatia neonatale, migrena, demenca, neuropatia diabetike, meningjiti, epilepsia, komplikimet neurologjike nga lindja e parakohshme, çrregullimi i spektrit të autizmit dhe sistemi nervor.

ALARMANTE/ Studimi OBSH: rriten sëmundjet neurologjike, meshkujt më

Në përgjithësi, problemet neurologjike shkaktojnë më shumë paaftësi tek meshkujt në krahasim me femrat, por ka disa sëmundje si migrena apo demenca ku femrat janë të prekura.

ALARMANTE/ Studimi OBSH: rriten sëmundjet neurologjike, meshkujt më

Që nga viti 1990, numri absolut i individëve që jetojnë ose vdesin nga sëmundje neurologjike është rritur si pasojë e ndryshimeve demografike dhe njerëzve që jetojnë më gjatë.

ALARMANTE/ Studimi OBSH: rriten sëmundjet neurologjike, meshkujt më

Neuropatia diabetike ishte gjendja neurologjike me rritjen më të shpejtë. Që ng viti 1990 numri i personave me këtë problematikë është trefishuar . Kjo rritje sipas ekspertëve është në përputhje me rritjen e shifrave të diabetit.

ALARMANTE/ Studimi OBSH: rriten sëmundjet neurologjike, meshkujt më

Gjendje të tjera si komplikimet neurologjike nga COVID-19 nuk ekzistonin më parë dhe tani përbëjnë mbi 23 milionë raste.

ALARMANTE/ Studimi OBSH: rriten sëmundjet neurologjike, meshkujt më

Studiuesit bëjnë me dije se eleminimi i faktorëve kryesorë të rrezikut si presioni i lartë i gjakut dhe ndotja e ajrit mund të parandalojë deri në 84% të goditjeve në tru. Parandalimi i ekspozimit ndaj plumbit mund të zvogëlojë barrën e paaftësisë intelektuale idiopatike me 63,1%, dhe ulja e niveleve të larta të glukozës plazmatike mund të zvogëlojë barrën e demencës me 14,6%. Pirja e duhanit kontribuoi ndjeshëm në rrezikun e goditjes në tru, demencës dhe sklerozës së shumëfishtë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH