Globi

Boris Johnson premton vaksina për vendet e varfra

Shkruar nga Liberale
Boris Johnson premton vaksina për vendet e varfra

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, gjatë takimit virtual për G7 ka premtuar vaksina për vendet e varfra. Në fjalën e tij në këtë samit, Johnson u shpreh se të gjitha vaksinat që do të teprojnë nga porositë e kryera nga Britania do të dhurohen për vendet që nuk kanë mundësi të blejnë sasi të mëdha.

Po ashtu ai u kërkoi dhe vendet të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të kenë të gjithë një objektiv të qartë për 100 ditët e ardhshme.

“Shkenca më në fund po merr epërsinë mbi Covid. Në të gjithë botën ne duhet të sigurohemi që të gjithë të marrin vaksinat që u nevojiten, në mënyrë që e gjithë bota të mund pandeminë” ,tha Johnson.

Më tej ai shtoi se “nuk ka kuptim që ne të vaksinojmë popullatat tona individuale ne duhet të sigurohemi që e gjithë bota është vaksinuar sepse kjo është një pandemi globale dhe nuk është e dobishme që një vend të jetë shumë përpara një tjetri, ne duhet të lëvizim së bashku”.

Britania e Madhe deri tani ka porositur më shumë se 400 milionë doza të vaksinave të ndryshme, dhe mendohet se shumë prej dozave do të mbeten edhe nëse vaksinohet e gjithë popullsia e vendit.

Nga ana tjetër  Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se vendet më të pasura duhet të dërgojnë deri në 4 deri në 5% të furnizimeve të tyre aktuale të vaksinave në vendet e varfra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH