Aktualitet

Bojken Abazi: Debati PS- Nisma për kodin është i rremë

Shkruar nga Liberale
Bojken Abazi: Debati PS- Nisma për kodin është i rremë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi thotë se përplasja mes Elisa Spiropalit dhe Rudina Hajdarit për kodin zgjedhor nuk ka kuptim.

"Një deputete si Hajdari, që pretendon të nisë një alternativë të re, voton më 30 korrik për ndryshime kushtetuese që pengojnë alternativat e reja. Tani "zihet" me Spiropalin në Kuvend?", shkruan ai.

Teksa thekson se Hajdari, me votën e saj në 30 korrik ia ka mundësuar partisë së Spiropalit ta ndryshojë kodin zgjedhor drejt autoritarizmit elektoral.

Postimi i Boiken Abazit:

Në fakt përplasja mes Elisa Spiropalit dhe Rudina Hajdarit për kodin zgjedhor nuk ka kuptim. Rudina Hajdari i votoi më 30 korrik ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugën ndryshimeve të kodit zgjedhor që po çon sot përpara PS, duke vendosur pragun e dyfishtë (lokal dhe kombëtar) që deformon edhe më shumë votën qytetare, duke penguar alternativat e reja. Pra, një deputete si Hajdari, që pretendon të nisë një alternativë të re, voton më 30 korrik për ndryshime kushtetuese që pengojnë alternativat e reja. Tani "zihet" me Spiropalin në Kuvend? Hajdari, me votën e saj në 30 korrik ia ka mundësuar partisë së Spiropalit ta ndryshojë kodin zgjedhor drejt autoritarizmit elektoral. Ndërsa Endri Shabanin, që përplasej dje në debat me Elisa Spiropalin, nuk e kam parë të mbajë qëndrim lidhur me votën e bashkëpartiakes së tij, Rudina Hajdari, në 30 korrik. Para se të përplaset me Spiropalin, Shabani ka detyrimin publik të mbajë qëndrim për bashkëpartiaken e tij, Hajdarin, vota e së cilës ia shtroi rrugën ndryshimeve të dëmshme të kodit zgjedhor nga PS.

#kundërspektaklitnëpolitikë /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH