Sport

Bilanci pas finales së Champions-it në Paris, shumë të arrestuar dhe të plagosur

Shkruar nga Liberale
Bilanci pas finales së Champions-it në Paris, shumë të

Një situatë e paprecedentë u regjistrua ditën e djeshme në Paris. Finalja e Champions-it mes Liverpulit dhe Realit u shty me plot 36 minuta, pasi shumë tifozë pa bileta ose me bileta false kaluan portat dhe u bënë pengesë që njerëzit të futeshin në stadium.

U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të rikthyer rregullin, ndërkohë që kjo u shoqërua me 69 tifozë të arrestuar, ndërsa 238 vetë janë plagosur lehtë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Tifozët e të dyja skuadrave ngelën të zhgënjyer nga organizatorët dhe reagimi i forcave të rendit, që përdorën dhunë dhe gaz lotsjellës për të marrë nën kontroll situatën pas kaosit të shkaktuar.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH