Aktualitet

Bilanci i Covid/ Mbi 400 të infektuar, 7 humbje jete

Shkruar nga Liberale

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 humbje jete, duke e cuar numrin total të personave që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë në 543.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese", njoftoi Ministria.

Po ashtu janë kryer 1744 testime, prej të cilave 421 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë, 15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër, 11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë, 8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër, 6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje, 4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë, 2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH