Një zjarr raportohet të ketë rënë në afërsi të nënstacionit elektrik në Sarandë.
Lajmin e bëri të ditur OSHEE përmes një reagimi, ku bëhet me dije se për shkak të një zjarri në afërsi të Nst në Sarandë, është stakuar furnizimi me energji elektrike për masë sigurie.
Për këtë arsye një pjesë e qytetit është pa energji elektrike.
Reagimi i OSHEE:
Për shkak të zjarrit në afërsi të Nst Sarandë, është stakuar furnizimi me energji elektrike për masë sigurie.
Një pjesë e qytetit është pa energji elektrike. Zjarri është shuar dhe operatorët e Nst Saranda e Re dhe grupi i emergjencës OSSH janë duke manovruar me skemat normalizimin e situatës.