Lajme të mira vijnë nga Itali në lidhje me koronavirusin. Duket se më në fund Itali po clirohet nga 'kthetrat' e këtij virusi vdekejprurës dhe kjo duket në rënien e numrit të viktimave dhe të rasteve të reja.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 126 raste të reja, më pak nga dje, ku të sëmurë ishin 174, duke e çuar numrin total të rasteve të përgjithshme në 240,436.
Po ashtu rënie ka shënuar edhe numri i viktimave, ku sot 6 persona humbën jetën, ndërsa dje u regjistruan 22 viktima.
Numri total i viktimave në vendin fqinjë ka shkuar në 34744.