Aktualitet

Biden 6 vota larg fitores, Trump dyshon mbi integritetin e zgjedhjeve

Shkruar nga Liberale
Biden 6 vota larg fitores, Trump dyshon mbi integritetin e zgjedhjeve

Sipas Exit Poll të AP, kandidati për president të SHBA, Joe Biden, është tashmë vetëm 6 vota elektorale larg fitores. Sipas numërimit Biden ka mbledhur plot 264 vota elektorale, ndërsa kundërshtari i tij Donald Trump ka mbetur me 214 vota.

Ndërsa numërimi akoma vijon në disa shtete, nëse nuk plotësohet kuota e 270 votave elektorale që shpallin fituesin nga njëri prej kandidatëve, atëherë pritja për rezultatin përfundimtar do të zgjasë edhe disa ditë.

Pensilvania, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Alaska dhe Nevada janë shtetet që vendosin fatin final të zgjedhjeve dhe vulosin një herë e mirë fituesin në garën presidenciale. Nga kjo listë Trump kryeson në 4 shtetet e para ndërsa në Nevada kryeson Biden.

Deklarata e Trump se “zgjedhjet po vidhen”, siç u shpreh dje në konferencën e tij live në NBC, ka ngjallur një sërë polemikash dhe diskutimesh duke i kthyer këto zgjedhje në më të komentuarat ndër vite në Amerikë. Pakënaqësitë e Trump vazhdojnë edhe sot ku nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter ai shkruan se “Avokatët tanë kanë kërkuar “qasje kuptimplote”, por çfarë dobie ka kjo? Dëmi është bërë tashmë në integritetin e sistemit tonë, dhe në vetë Zgjedhjet Presidenciale. Kjo është ajo që duhet diskutuar!”

Akuzat lindën që nga përdorimi i votës me postë, e cila dukej si një bonus ndaj demokratëve, ndërkohë që Trump e cilësonte si të pasigurt. Pritet që Trump ta çojë deri në Gjykatë çështjen e zgjedhjeve dhe të merret një verdikt final./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH