Aktualitet

Besimtarët falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”

Shkruar nga Liberale
Besimtarët falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin

Mijëra besimtare myslimane falën namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Falja nisi ne orën 06:05 dhe u drejtua nga klerikët e lartë të KMSH.

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu iu bëri thirrje besimtarëve që kush ka mundësi të bëjë Kurban, ndërsa një thirrje e kishte edhe për të rinjtë kur u bëri apel që të mos e braktisin vendin.

“Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës! Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tetrin, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë", tha Spahiu.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve myslimanë bashkë me  Fiter Bajramin. Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH