Politikë

Berisha shpall ‘non-grata’ Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreun: Sapo PD të vijë në pushtet, do iu heq shtetësinë

Shkruar nga Liberale
Berisha shpall ‘non-grata’ Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreun: Sapo PD

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha gjatë një takimi me qytetarët në Lezhë, ka paralajmëruar kryebashkiakun aktual, Pjerin Ndreun se do t’i heqë shtetësinë shqiptare sapo të vijë në pushtet. Të njëjtin paralajmërim Berisha e pati edhe për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin duke thënë se të dy do të mbeten pa atdhe. Sipas Berishës, Ndreu ka ofenduar lezhjanët duke i quajtur ‘talebanë’ vetëm sepse kanë bindje të ndryshme politike.

“Pjeriun Ndreu ka katër vite që nuk vendos shtatoren e heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës, Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre dhe ky është një turp i madh. Pashko Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të përjashtojë. Qeveria e PD do të heqë shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni pa atdhe. Si mund t’i thuash taleban qytetarëve të tu vetëm se kanë bindje të ndryshme politike. Ke 72 orë në atë zyrë. Pastaj Via, largohu se ia ke pru lezhjanëve aty ku nuk mban më”, u shpreh Berisha.

Më tej, duke folur për 14 majin, Berisha i ciliësoi si zgjedhjet më të rëndësishme të ekzistencës së tij në politikë dhe tha se do të jetë një ditë që ndan historinë njësoj si viti 1992. Ai shtoi se Lezha do të jetë lajmëtarja e disfatës së Partisë Socialiste në gjithë Shqipërinë.

“Qytetarët të votojnë ndryshimin. 14 Maji është një ditë që ndan historinë njëlloj siç e ndau viti 1992. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të ekzistencës tonë, në të cilat ne duke votuar ndryshimin vendosim t’i marrim pushtetin një njeriu që ka përqëndruar çdo pushtet në duart e tij. Kurrë ndonjëherë një kryeministër nuk ka vjedhur dhe mjeruar qytetartët e vet siç ka bërë Edi Rama me qeverinë e tij në këto tetë vite. Në shekuj shqiptarët nuk janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të varfërisë në rritje. Për shkak të dhunës dhe terrorit. Dëshmoi se ka vetëm përçmim për qytetarët shqiptarë. Edi Rama vetëm për faturat e dritave arrestoi në një vit 37 mijë shqiptarë. Edi Rama e ka të qartë se disfata në Lezhë është lajmëtarja e disfatës së tij në mbarë Shqipërinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH