Aktualitet

Berisha paralajmëron Vuçiç nga Kuvendi i PD

Shkruar nga Liberale
Berisha paralajmëron Vuçiç nga Kuvendi i PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur dhe një mesazh sot për “Ballkanin e Hapur” dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Berisha tha se çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit. Ai premtoi shtetësi për të gjithë kosovarët.

“A e dini ju miqtë e mi se në tryezat diplomatike të nivelit më të lartë, kryeministra, kryetarë shtetesh hapin sytë kur e dëgjojnë Edi Ramën të flasë për Aleksandar Vuçiçin me aq pasion, njeriun që nuk njeh gjenocidin e sanksionuar nga dy vendime gjykatash në Bosnjë. Njeriun që nuk njeh gjenocidin në Kosovë, njeriun që punon haptas për Serbinë e Madhe. Ne jemi dhe do jemi për bashkëpunim rajonal. Ne jemi dhe do bëjmë gjithçka për paqen dhe stabilitetin në rajon, por ne kurrë nuk mund ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës. Ne s’do pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë trilaterale antishqiptare. Një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe. Një Aleancë e cila është në shërbim të influencës ruse në rajon. Koha po provon se miku u ngushtë i Ramës, Aleksandar Vuçic, në fakt padroni i tij absolut, ka rikthyer Serbinë me politikën e tij ashtu siç ka qenë 100 vite më parë, një Rusi e vogël në rajon. Megjithatë ne jemi këtu prapë në këmbë, për t’i thënë këtij serbomadhi se çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm. Ka ikur koha kur ne na impresionin. Asgjë nuk na impresionon ne. Doni paqe, bashkëpunim jemi të hapur. Kërcënimet mbaji për vete se atë fat që do pësojë Putini në Ukrainë do ta kesh dhe ti në çdo aventurë tënden në Kosovë dhe kudo tjetër”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH