Aktualitet

Berisha “non grata” në SHBA, Manastirliu: Mesazhi është i qartë...

Shkruar nga Liberale
Berisha “non grata” në SHBA, Manastirliu: Mesazhi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, komentoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata”, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Komenti i ministres ishte i shkurtër, e tha se nëse DASH ka mbledhur të dhëna e fakte, e ka arritur në një përfundim të tillë, atëherë është e pavend sipas saj të komentohet më tej. Ajo pranoi, se ky vendim do të jetë një kambanë alarmi për politikën shqiptare.

Si pjesë e kabinetit qeveritar do të doja një mendim për vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Biershës?

Ogerta Manastirliu: Është një vendim i DASH. Është një vendim që ka ardhur pas një vlerësimi në kohë të gjatë. Për sa kohë që është DASH dhe flitet për SHBA, aleatin tonë, besoj që ky vendim nuk ka vend për koment.

Kambanë alarmi për të gjithë?

Ogerta Manastirliu: Mesazhi është i qartë, tregon që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, edhe zoti Berisha.

Sakaq, ministrja Manastirliu foli për sigurimin e mandatit të tretë, sfidat më të mëdha që është përballur gjatë kësaj periudhë pandemie, si dhe, projektet e punët që do të çohen përpara në këtë mandat.

Mandati i tretë, ju vetë zonja Manastriliu me vota preferenciale keni marrë mjaft vota. Cdo të thotë një mandat i tretë tani?

Ogerta Manastirliu: Mandati i tretë është besim i qytetarëve për Partinë Socialiste, për të vijuar projektet e nisura, për ta çuar Shqipërinë në majën që meriton të jetë. Është një përgjegjësi e madhe për ne, për këtë duhet më shumë punë dhe përpjekje për ë mbajtur çdo premtim të dhënë e përpjekur të arrijmë të gjithë ato angazhime që kemi marrë dhe për ta çuar Shqipërinë në një nivel më të lartë. Fitorja na vendos në pozita pune, për të marrë rezultatet që ne i kemi premtuar dhe punë të nisura që duhet t’i çojmë përpara.

Gjatë gjithë pandemisë keni marrë përgëzime nga ana e kryeministrit për përballimin e situatës. Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë pandemisë, ku keni pasur frikë?

Ogerta Manastirliu: Në fakt e kam rrëzuar frikën në momentin e parë të rastit të parë, ku fakti që kam qenë e rrethuar nga një ekip profesionistësh që së bashku kemi përballuar momente sfiduese. E gjithë bota ka qenë në këtë situatë. Kam qenë e përkrahur, ndaj frika është lënë mënjanë. Gjëja e parë që mendonim është të shpëtojmë jetë. Ekspertët tanë kanë qenë shumë të saktë në parashikimet dhe skenarët që kanë parashikuar dhe detyra ime ka qenë që të gjitha ato kërkesat ne të mund t’i plotësonim që të përballeshim me këtë virus. Ja kemi dalë, sepse vendimet që janë marrë që prej mbylljes së vendit, të përballeshim me rritjen e shtrimeve në spitale, hapjen e COVID-4, me mbështetjen e mjekëve e infermierëve, rritjen e punonjësve shëndetësorë për të përballuar këtë pandemi, ishin këto që na dhanë rezultatet. Momenti i vështirë është kur përballesh me një humbje, padyshim humbja e mjekëve dhe infermierëve kanë qenë momente të dhimbshme, por kemi marrë forcën për të shkuar përpara. Duhet të falenderojmë mjekët dhe infermierët.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH