Showbiz

Beniada tregon arsyen pse bëri sherr me komshien në Itali

Shkruar nga Liberale
Beniada tregon arsyen pse bëri sherr me komshien në Itali

Beniada Nishani është rikthyer në Itali pak disa ditë më parë dhe ajo ka treguar se ka debatuar me komshien e saj sepse i kishte zënë garazhdin dhe e kishte ofenduar.

“Sa erdha në Itali u zura me komshien sepse kishte vendosur makinën te garazhdi im. Thirra policinë. Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rëndë. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë.

Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të shan pa arsye në Itali dënohet me gjobë nga 1 mijë euro e lart.

Nuk toleroj dot kur dikush të ofendon, shan, lëndon pa asnjë arsye. Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, plasi sherri. Kjo situatë më bëri nervoze.“– tregon ajo me humor.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH