Aktualitet

Ben Blushi tërhiqet nga drejtimi i Top-Channel

Shkruar nga Liberale
Ben Blushi tërhiqet nga drejtimi i Top-Channel

Pas 4 vitesh nga marrja e detyrës, Ben Blushi është tërhequr nga drejtimi i Top-Channel, një ndër televizionet kombëtare në vend.

Blushi e ka  bërë të ditur vendimin përmes një mesazhi drejtuar stafit të Top-Channel, ku nuk jep arsye të largimit të tij, por iu uron të gjithëve punë të mbarë.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë”- shkruan Blushi në email.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH