Aktualitet

Bejko thirrje demokratëve: Mos u hutoni nga ata që strehohen tek Meta!

Shkruar nga Liberale
Bejko thirrje demokratëve: Mos u hutoni nga ata që strehohen tek Meta!

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Ronald Bejko u ka kërkuar demokratëve që të jenë racionalë. Ai u ka kërkuar demokratëve dhe qytetarëve kryqytetas në hapje të fushatës që të mos hutohen nga ata që strehohen në partitë e majta. “Qëllimi im kryesor është bashkëpunimi me mendjet më të mira që ka Tirana në këto fusha, duke profilizuar një program të djathtë, me identitet të djathtë”, theksoi Roland Bejko.

“Kjo fushatë nuk do jetë e vështirë për mua, do jetë e lehtë. Stili më i mirë është të shkosh derë më derë. Por kjo s’do të thotë se do lëmë pjesë të tjera të Tiranës edhe pse koha na kufizon. Ata që e quajnë veten të djathtë të votojnë, të mos hutohen nga ata që dikur ishin të djathtë po sot janë strehuar tek e majta. E kam fjalën për koalicionin në të cilin një pjesë e mirë e demokratëve janë strehuar në ombrellën politike të Ilir Metës. Vota, shkon tek Meta jo te PD. Kështu që, i ftoj demokratët të jenë racionalë”- tha Bejko.

Roland Bejko, kandidati i PD për bashkinë Tiranës, ka përgatitur edhe programin për fushatën që duket si një libër. Bejko thotë se çdo pikë e programit që shkruhet do të prezantohet te grupet e interesit.

“Qëllimi ynë është të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve. Ne programin e kemi gati. Tezat e këtij program do bëhen publike ditën e çeljes dhe çdo pikë e këtij program do të prezantohet te grupet e interesit, banorët e zonave rurale dhe atje do flitet qartë, do thuhet e vërteta që është aleati ynë më i madh në këtë zgjedhje. Do kemi një rrugëtim intensiv por së bashku do ia dalim”, tha Bejko.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH