Aktualitet

Bejko: 70% e qytetarëve refuzojnë klasën e vjetër, mirënjohje SHBA-ve që ndërhyn dhe na krijuan mundësi që sot Berisha të mundet

Shkruar nga Liberale
Bejko: 70% e qytetarëve refuzojnë klasën e vjetër,

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko thotë se vazhdon takimet e drejtpërdrejta me qytetarët dhe se në terren sheh një realitet ndryshe nga realiteti që vjen në studio, që ndërton Sali Berisha dhe Ilir Meta, media qeveritare apo ajo kupolë që nuk dëshiron të hyjnë eksponentë të rinj në politikë.

Nga studio e MCN Live, Bejko deklaroi se po fillon që tu besoj sondazheve publike, ku shumica e qytetarëve refuzojnë klasën e vjetër politike.

Mbi 70% e qytetarëve refuzojnë klasën e vjetër politike, e kryeson refuzimin Meta me mbi 80%, pastaj vjen Berisha dhe Rama.

Ndërsa për çirakët e vegjël Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi, po ranë shefat e tyre, bien dhe ata.

Është dhe pesha e logos që ata që kanë qenë të pozicionuar djathtas dhe kundër berishizmit dhe Metës dhe refuzojnë të votojnë partinë e Metës dhe të bëjnë një faktor politik, një parti të majtë, ky reflektim më favorizon”, tha Bejko.

“Jam futur për të fituar, për sa kohë që 70% refuzojnë këtë klasë politike. Se sa do e kap është tjetër gjë. Kam besuar se historia ka treguar se për 6 muaj kanë dalë partitë e vjetra nga skakiera politike.”

Bejko tha se pushtim është ajo që bëri Sali Berisha, për të cilin tha se e mori me dhunë selinë.

Ai shtoi se nëse është e vërtetë që drejtësinë e ka në dorë Edi Rama, i bie që në fazën e parë ia ka dhënë Sali Berishës dhe në fazën e dytë ia ka dhënë selinë PD-së.

Bejko shtoi se në takimin e Berishës në Gjirokastër kishte vetëm 150 vetë dhe se nuk bie dakord që shumicën e Partisë Demokratike e ka ai.

“Unë dhe 2-3% të marr, do vazhdoj se ne kemi një mision përpara. Ne e kemi partinë, Saliu të krijojë partinë. Ne e kemi mundur Berishën, nuk është kryetari i PD.”

“Ne kemi dy aleatë të rëndësishëm SHBA dhe BE, të cilët i mungojnë Saliun dhe qytetarët që refuzojnë këtë klasë politike.”

“Ku i gjen paratë Berisha për takimet? Janë paratë e Zenit që ua kanë marrë paratë nga xhepi i qytetarëve, ndërsa ne kemi paratë që na takojnë me ligj.”

“Oligarkia financiare, oligarkia politike dhe mediatike e donin të asgjësuar se një PD e pakriminalizuar se iu bën dëm.”

Bejko deklaroi se platforma e tij është e qartë që të çlirojë ekonominë e Tiranës.

“Në këtë linjë tha se votuesit e tij të parë dhe besnikët e tij janë ata që janë anti-Berishë, anti-Metë dhe më pas anti-Ramë dhe anti-Veliaj.”

“Do vazhdojmë të ndërtojmë projektin tonë politikë, të ndryshojmë raportet dhe do punojmë fort me qytetarët. E pranoj që për një vit nga dorëheqja e Lulzim Bashës, drejtuesit nuk kanë bërë artikulim politik.”

“Janë shumë të tjerë që po testojnë veten dhe herët a vonë do e gjejnë veten. Mua më duhet Tirana e çliruar nga kthetrat që e kanë pushtuar jo vetëm Tiranën por gjithë Shqipërinë.”

“Nëse merrem me një hapësirë të gjelbër që është e pushtuar, mua atje më dalin kthetrat e oligarkisë, krimi.”

“Gjej 1.6 miliardë euro të pastruara në lavatriçen e Shqipërisë, që e ka betonizuar Tiranën me 8 milionë metër katrorë ndërtim.”

“Nuk do jem i tillë që të korruptoj këshilltarët në favor të interesave personale.”

Bejko deklaroi se për të gjithë ata që e ndjejnë veten demokrat e ndjekin nga pas si dumbapist shprehet prerazi se nuk e do votën e tyre, pasi Sali Berisha përfaqëson dy qëndrime politike krejt të ndryshme nga ajo që duam të ketë PD sot dhe në vazhdim.

“Janë të mirëpritur të gjithë ata që distancohen nga Berisha deri në datë 14 dhe e pranojnë që ndjekja e tij ka qenë gabim.”

“Të mos gaboj njeri që i shket dora dhe hedh atë votë nuk e dua. Sali Berisha përfaqëson berishizmin, që është punizëm, më keq se Ramizizëm, është ai që e ka kontaminuar demokracinë në gjithë këto vite.”

“Shyqyr që ndërhyn SHBA dhe na krijuan një mundësi që sot Berisha të mundet, se brenda partisë i ka mundur të gjithë.”

“Gjithë ata që sheh se janë para një komploti politik për t’i marrë karrigen i ka eliminuar politikisht.”

“Berisha ka filluar të ndërtojë një frymë anti-amerikane në Shqipëri dhe punizmi apo berishizmi, mënyrën se si e ndërton shtetin shqiptar është anti-amerikane, është staliniste, jo demokratike.”

Lidhur me çeljen e fushatës së Sali Berishës Bejko deklaron se po bën fushatë të shtrenjtë dhe se e mban Samir Mane dhe paratë e Gërdecit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH