Globi

BE-ja fut dy komandantë të Hamasit në listën e terroristëve

Shkruar nga Liberale
BE-ja fut dy komandantë të Hamasit në listën e

Vendet e Bashkimit Evropian i kanë futur në listën e terroristëve dy komandantë të Hamasit, pas sulmeve të grupit militant në Izrael, më 7 tetor. Hamasi, grup palestinez që kontrollon Rripin e Gazës, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Dy individët janë Mohammed Deif, komandant i përgjithshëm i krahut ushtarak të Hamasit dhe zëvendësi i tij, Marwan Issa, ka thënë të premten BE-ja, shkruan REL.

Duke nisur prej të premtes, dy komandantëve iu ngrihen të gjitha fondet dhe astetet tjera financiare në vendet e BE-së, derisa operatorët e bllokut evropian nuk mund të ofrojnë fonde dhe burime ekonomike për ta. Militantët e Hamasit e kanë nxitur luftën me Izraelin, pas sulmit që kanë kryer në territorin e tij më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH