Kryesore

BBC: Plani i Gjermanisë për të rihapur shkollat, dyqanet e futbollin

               Publikuar në : 13:33 - 06/05/20 liberale

Kancelarja Angela Merkel po zhvillon një samit online me krerët e 16 landeve të Gjermanisë për të rënë dakord se si vendi do të kalojë në një rihapje më të gjerë.

BBC njofton se sipas një drafti të dalë nga marrëveshja, dyqanet, shkollat dhe futbolli i Bundesligës, të gjitha do të jenë pjesë e një plani të gjerë për të dalë nga bllokimi i cili ndodhi për shkak të koronavirusit.

Shtetet thuhet se kanë rënë dakord për rihapjen, por gjithashtu do të duhet të reagojnë shpejt ndaj çdo rritje të re të infeksioneve.

Sipas BBC, gjermania ka më pak se 7,000 të vdekur për shkak të koronavirusit, një shifër shumë më e ulët sesa vendet e tjera të Evropës Perëndimore përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Francën dhe Spanjën.

Instituti i Shëndetit Publik raportoi 165 vdekje gjatë 24 orëve të fundit dhe rreth 947 infeksione të reja, që tregon se shkalla e infeksionit ka qenë vazhdimisht e ulët prej disa kohësh

BBC thotë se gazeta e përditshme “Bild” njoftoi të mërkurën se Gjermania do ketë një fazë tjetër të hapjes. Dhe kjo është ajo që propozon marrëveshja.

Shkollat ​​tashmë kanë filluar hapjen për fëmijët, ndërsa plani tani është që të gjithë nxënësit të kthehen në shkollë gradualisht gjatë verës.

Dyqanet e të gjitha madhësive gjithashtu do të lejohen të rihapen sipas projekt-marrëveshjes, ku përfshihen restorante, hotele dhe palestra gjithashtu. /Gazeta Liberale

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back