Aktualitet

Basha uron qeverinë e Kosovës: PD do të jetë përherë krah jush

Shkruar nga Liberale
Basha uron qeverinë e Kosovës: PD do të jetë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një mesazhi në Twitter, ka uruar qeverinë e re të Kosovës, e cila u votua gjatë ditës së sotme në Kuvend.

Ndër të tjera, basha shkruan, se sot në opozitë dhe nesër në pushtet, do të jetë "përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj".

"Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë. I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve", shkruan Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH