Aktualitet

Basha tregon qarkun ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Shkruar nga Liberale
Basha tregon qarkun ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar mbrëmjen e sotme se në zgjedhjet e 25 prillit do të garojë si deputet në qarkun e Tiranës.

Basha thotë se ky qytet i ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet, si kryebashkiak, por pavarësisht këtij fakti ai shtoi se do të bëjë fushatë në të gjitëh Shqipërinë.

"Do të garoj në qytetin e Tiranës. Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet. Megjithëse si kryetar i partisë dhe si kandidati për kryeministër, i opozitës së bashkuar, unë do të bëj fushatë në të gjithë vendin, padiskutim", u shpreh Basha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH