Lideri i opozitës, Lulzim Basha është ndaluar ditën e sotme në Shkodër, në vazhdim të turit “Rrugëtim për Shqipërinë”.
Në një bashkëbisedim mbi problematikat e rinisë, Basha ka thënë se të rinjtë po braktisin Shqipërinë, për shkak të korupsionit të qeverisë.
Ai ka bërë thirrje që të bëhen të gjithë bashkë, për t’i kthyer shpresën vendit, nëpërmjet një qeverie që punon për mirëqenien e shqiptarëve.
“Plaga më e madhe, plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj
Ajo që po përjetojmë sot nuk krahasohet as me periudhën më të errët të stanoacionit. Raporti i BB thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005.
Koha të bëhemi bashkë për ti dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëri i ka mundësitë ti japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund”, ka thënë Basha./Gazeta Liberale