Aktualitet

Basha thirrje Gjermanisë për negociatat

Shkruar nga Liberale
Basha thirrje Gjermanisë për negociatat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nga Gjermania të bëjë ç’është e mundur që Shqipëria të hapë rrugën e integrimit.  Në fjalën përshëndetëse që kreu i opozitës mbajti  në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri, Basha tha se vendi është në një udhëkryq të pamerituar.

Sipas tij, falë qëndrimit të drejtë dhe parimor dhe mbështetjes së fortë të Kancelares Merkel dhe CDU –së, Bundestagu ka propozuar rrugën drejt hapjes së negociatave, që është edhe udhërrëfyesi për daljen nga kriza.

Kreu demokrat shtoi se vetëm hapja e negociatave garanton një vëmendje të shtuar të Bashkimit Europian në Shqipëri, një kontroll më të fortë të funksionimit të institucioneve, ndarjes së pushteteve, zgjedhjeve të lira dhe barazisë para ligjit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH