Aktualitet

Basha: Rama ka urdhëruar mosngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Beccheti

Shkruar nga Liberale
Basha: Rama ka urdhëruar mosngritjen e Komisionit Hetimor për

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj me vetëdije kanë shkelur ligjin.

Sipas Bashës ngritja e Komisionit Hetimor është një detyrim për të çuar përgjegjësin para drejtësisë, ndërsa shtoi se Rama gjithashtu po përpiqet të ndalë hetimet për inceneratorët.

Ai gjithashtu theksoi se PD është në kontakt me partnerët ndërkombëtarë dhe se do të marrë të gjitha hapat që të nisë sa më parë puna për të çuar përpara drejtësisë përgjegjësit për çështjen Beccheti.

“Dhe ky dëm i madh ndaj çdo qytetari, është bërë nga tre persona, të cilët sot përpiqen të fshihen pas vendimit top sekret, që gjejmë në internet, ku midis të tjerash kuptohet qartë se mbyllja e televizionit, ka qenë e motivuar politikisht dhe është zgjedhur me vetëdije që të shkelet ligji për qëllime politike. Pikërisht për këtë arsye, përgjegjësia bie mbi Edi Ramën, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agacin. Emrat e tyre rreshtohen në vendimin e Qendrës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve pranë Bankës Botërore, për dëmin e madh që i kanë bërë interesave të shtetit shqiptar jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në drejtimin e investimeve të huaja dhe të lirisë së medias, duke u shprehur në përfundim se “Vendimet e Sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër Bechetit. Ndaj, edhe presionet e Ramës, Veliaj dhe Agacit kundër biznesmenit Italian, kanë dhënë këtë faturë marramendëse, që bashkuar me paaftësinë, korrupsionin, koncesionet dhe PPP-të që e kanë rreckosur shtetin, e bëjnë të detyrueshme ngritjen e këtij komisioni hetimor për ta çuar përgjegjësinë aty ku e ka vendin. Sepse është e qartë se ai që sot sokëllin ngase ky komision dëmton interesin e shtetit shqiptar, e përdori gjithë shtetin për një luftë personale, që për t’i vënë vetulla Ramës, nxorri sytë e shqiptarëve, që do të paguajnë 120 milionë euro”, tha më tej Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH