Aktualitet

Basha: Për aq kohë sa politikanët bashkëpunojnë me kriminelët, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë

Shkruar nga Liberale
Basha: Për aq kohë sa politikanët bashkëpunojnë me
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan në rrjetet sociale se, disa figura publike marrin mbështetje nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive. Duke iu referuar raportit të OSBE-së, Basha shkruan se, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. “Mbështetja, që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Si tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare”, shkruan Basha në Twitter. Ndërsa më tej, thekson se, për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. “Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore”, përfundon ish-kreu i PD-së. /Liberale.al  

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH