Aktualitet

Basha ndan detaje nga takimi me delegacionin e Kongresit amerikan

Shkruar nga Liberale
Basha ndan detaje nga takimi me delegacionin e Kongresit amerikan

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë detaje nga takimi me delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim në selinë blu, takim ky që u mbajt të enjten.

Kreu i PD, shkruan në “Twitter” se për Partinë Demokratike SHBA është një partner strategjik dhe bashkëpunimi i ngushtë ekonomik e politik mbetet prioritet i tyre. Ai ka falënderuar zyrtarët amerikanë për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë.

Gjithashtu ai shkruan se i ka bërë me dije atyre për situatën që ndodhet Shqipëria sa i përket korrupsionit.

Pjesë e diskutimeve, thotë Basha, ka qenë dhe dialogu Kosovë-Serbi, ku theksi është vendosur në njohjen reciproke të dyja shteteve.

Postimi i Lulzim Bashës:

Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon.

Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH