Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e radhës me fermerët e Urës Vajgurore.
Teksa ka prezantuar platformën e PD për bujqësinë, Basha ka thënë se shumë shpejt fermerëve do t’ju vijë në ndihmë qeveria e tij, e cila do të zgjidhë problemet që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë.
“Të diskutojmë si të dalim nga kjo krizë. Rama e ka braktisur në mënyrë të turpshme bujqësinë. Pyetja që me siguri do shtroni është: edhe sa do durojmë? Jo edhe shumë sepse shumë shpejt qeverinë tonë do ta keni në krah. Nga qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen. Nuk do jeni në fund të listës, por në krye të listës së çështjeve për tu zgjidhur. Qeveria e ardhshme nuk do ta shohë buqësinë si lopë për ta mjelë, por si fëmijë për ta rritur.
Nga qeveria e Partisë Demokratike do të ketë 100 milionë euro subvensione dhe ky subvencion do shkojë direkt te fermeri”, tha Basha./Gazeta Liberale