Aktualitet

Basha falenderon SHBA: Vetëm testimet do të na nxjerrin nga kriza

Shkruar nga Liberale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e akorduar së fundmi në favor të Shqipërisë për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se  falë mbështetjes së SHBA, do të mundohësohet rritja e testimeve, si e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit.

"Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19.Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza", shkruan Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH