Aktualitet

Bardhi publikon videon e Ramës: Ekonomia s'mbahet në këmbë me...

Shkruar nga Liberale
Bardhi publikon videon e Ramës: Ekonomia s'mbahet në

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shkruan se kreu i qeverisë është kapur në flagrancë duke gënjyer.

Bardhi thekson se i ka gënjyer shqiptarët kur tha se “nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!”.

Postimi i Bardhit:

Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se “NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”.

E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.

2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10222055945257374/?t=9

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH