Pas protestave të dy ditëve të fundit të banorëve të Rinasit, lidhur me vendimin për ta bërë rrugën me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, ka ardhur reagimi i kreu të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.
Berberi tha se mbas sezonit turistik do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Sa për banorët, Berberi tha se ata mund të përdorin rrugicat alternative në zonë, që komuniteti i njeh mirë.
"Kemi bërë një zgjidhje të mirë të lëvizjes së trafikut. Pengesat më të mëdha janë për ata që humbin avionin duke lejuar përdorim një sens. Ka rrugica që mund të përdoren nga komuniteti aty për të lëvizur. Ka fluks trafiku për shkak të turistëve të shumtë, do shtohet me 30% fluksi. Mbas sezonit do ketë zgjidhje definitive. Nuk do zgjerohet rruga, por po punojmë për të pasur një rruge alternative që presim ta përfundojmë deri në përfundim të sezonit. Tenderi për rrugën alternative do hapet këtë muaj", tha Berberi.