Si çdo pasdite, ora 18:00 i gjeti edhe sot në rrugë banorët e Astirit. Arrestimet nga policia duket se nuk i kanë stepur aspak.
Me thirrjet "Rama ik", ata u grumbulluan në anë të rrugës në zonën e Unazës së Re, por pa bllokuar qarkullimin e makinave.
Kjo për shkak se policia i parapriu këtij akti, duke krijuar një kordon.
Forca të rendit, FNSH, dhe oficerë të komisariatit numër 6 janë janë të dislokuar në zonë.